AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Kryeministri Albin Kurti njoftoi se sot do t’i thërras në takim për javën e ardhshme krerët e partive opozitare për arritjen e një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
“Me krerët e partive opozitare duhet të takohemi dhe qysh sot do t’ju dërgoj ftesa për t’u takuar në fillim të javës së ardhshme”, tha ai, pas përurimit të Institutit të Anatomisë Patologjike në QKUK.
“Unë kam zhvilluar tri takime me kryetarin e LDK-së dhe dy me kryetarin e PDK-së. Fatkeqësisht në 48 orët e fundit para se të mbërrinim te mesnata e 5 marsit nuk ka pasur asnjë takim. Mendoj që kjo ka qenë dëm dhe gabim. Është dashur të takohemi edhe në 48 orët e fundit. Vetëm kur u bë e pamundur figura konsensuale, kur PDK kërkoi që t’ia siguronim votat për dy kandidatët e saj pa na i treguar emrat neve, më pak se 30 orë para mesnatës së 5 marsit ne nxorëm emrin e Glauk Konjufcës. Pritëm e sërish u refuzua takimi me mua. Vetëm tri orë para mesnatës nxorëm emrin e Fatmire Kollçakut”, tha ai.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masën e përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit dhe deri më 31 mars pritet të nxjerrë aktgjykim lidhur me këtë rast.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se arritja e një marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit është e domosdoshme. Sipas tij, vendit nuk i duhen edhe një palë zgjedhje të reja.
“Presidentja e Republikës është kreu i shtetit, ku unë jam kryeministri i vendit. Kemi një çështje që ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, ndërkaq theksi duhet të vihet te fakti që vitin e kaluar kemi pasur 4 palë zgjedhje. Jam i bindur që s’duhet ta përsërisim. Viti 2026 është vit i ri, nuk është as e drejtë as e dobishme të kemi zgjedhje të përsëritura. Andaj është e domosdoshme të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti në një prononcim për media pas përurimit të hapësirave të rinovuara të Institutit të Atanomisë Patologjike.
Ai tha se qytetarëve nuk iu duhen zgjedhjet por stabilitet institucional.
“Mbi 120 milionë euro të marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare na janë vonuar për shkak se nuk punonte Kuvendi. Në anën tjetër zgjedhjet e reja do të kushtonin së paku 10 milionë euro. Nuk bëhet fjalë se kush e ka shumicën dërrmuese, LVV ka fituar me 51.1%. Çështja është te korumi prej 80 deputetëve dhe nuk besoj se na duhen zgjedhjet e reja për të pasur garë se a po i bëjmë 80 deputetë”, përfundoi ai. /RTKlive
Kurti i përgjigjet Osmanit për zgjedhjet: Nuk ka qenë e mundur të mbahen më 21 dhjetor
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor.
I pyetur nga KosovaPress lidhur me këtë çështje, ai tha se nuk ka qenë e mundur që të mbahen më 21 dhjetor e as më 4 janar.
“Zgjedhjet e fundit janë mbajtur më 28 dhjetor, për bindjen time të fuqishme zgjedhjet nuk ka qenë e mundur të mbahen më 21 dhjetor për shkak se ekziston edhe shkresa nga sekretariati i KQZ-së, që thotë se kanë të pamundur organizimin e zgjedhjeve për 21 dhjetor për të përmbushur afatet e domosdoshme kohore lidhur me sfidat teknike e logjistike. Mos harroni që ne kishim në tetor dhe nëntor edhe dy raunde të zgjedhjeve lokale dhe hymë në procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ende pa u bërë certifikimi i zgjedhjeve lokale. Prandaj, nuk ka pasur mundësi tjetër për datë përveçse më 28 dhjetor. Nëse ndokush do të mendonte se ka qenë e mundur të organizohen zgjedhjet më 4 janar, as kjo s’ka qenë e mundur për shkak të aspektit buxhetor”, tha ai pas vizitës në QKUK. /KosovaPress/