Alcaraz dhe Sinner në gjysmëfinalen e Indian Wells Masters

Turneu Indian Wells Masters po hyn në fazën vendimtare, me katër tenistët gjysmëfinalistë tashmë të konfirmuar.

Numri një i botës, Carlos Alcaraz, siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale pasi mposhti britanikun Cameron Norrie me rezultat 2-0 në sete (6-3, 6-4).

Spanjolli dominoi ndeshjen dhe e mbylli sfidën pa shumë vështirësi, duke vazhduar formën e mirë në turneun amerikan.

Në gjysmëfinale, Alcaraz do të përballet me rusin Daniil Medvedev. Ky i fundit siguroi kalimin në këtë fazë pasi eliminoi mbrojtësin e titullit, britanikun Jack Draper, me rezultat 6-1 dhe 7-5.

Ndërkohë, një tjetër biletë për në gjysmëfinale e siguroi edhe italiani Jannik Sinner. Ai zhvilloi një paraqitje bindëse në çerekfinale, duke mundur amerikanin Learner Tien me rezultat të pastër 6-1 dhe 6-2, në një ndeshje që zgjati pak më shumë se një orë.

Në fazën gjysmëfinale, Sinner do të përballet me gjermanin Alexander Zverev, i cili siguroi kualifikimin pasi mposhti francezin Arthur Fils me rezultat 2-0 në sete.

Me përballje të forta në program, turneu tashmë hyn në fazën më emocionuese të tij, ku pritet një garë e fortë për trofeun në Indian Wells. /RTKLive

Read Previous

“Rusia mund të provokojë NATO-n së shpejti” – gjenerali polak: FSB mund të sakrifikojë edhe qytetarët e vet për ta justifikuar

Read Next

Kusari-Lila: Kosova po forcon mekanizmat për mbrojtjen e konsumatorëve