NATO shkatërron një tjetër raketë iraniane në hapësirën ajrore të Turqisë

Një raketë e lëshuar nga Irani është shkatërruar nga mbrojtja ajrore e NATO-s, sipas ministrisë së mbrojtjes së Turqisë.

“Një municion balistik i lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga asete të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor,” thuhet në një deklaratë të ministrisë të postuar në X.

Deklarata shton “të gjitha masat e nevojshme po merren me vendosmëri” ndaj kërcënimeve kundër vendit dhe hapësirës së tij ajrore.

Nato kishte shkatërruar edhe ditë më parë një raketë të nisur drejt Turqisë. /Reporteri.net/

Read Previous

Maqedonci për blerjet e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Read Next

“Rusia mund të provokojë NATO-n së shpejti” – gjenerali polak: FSB mund të sakrifikojë edhe qytetarët e vet për ta justifikuar