Drejtori sportiv i Ferrarit: Mercedes superior në një pistë që nuk ishte në favorin tonë

Sezoini 2026 në Formula 1 ka nisur mirë për Ferrari, që në garën e parë në Australi ishte forca e dytë pas Mercedes. Pilotët e “kokëkuqes” u renditën në vendet 3-4, me Charles Leclerc që u ngjit në podium. Drejtori sportiv i Ferrari, Frederic Vasseur, ka komentuar këtë garë dhe sfidën e radhës në Kinë, këtë fundjavë.

Pjesa ime konkurruese nuk është e kënaqur, ndërsa pjesa ime më racionale dhe pragmatike është e lumtur që merr podiumin dhe pikët, veçanërisht sepse kemi një listë shumë të gjatë gjërash për të përmirësuar dhe dimë se si”, tha Frederic Vasseur, që e sheh gotën gjysmë të mbushur.

Në garë, diferenca mes nesh dhe Mercedes nuk është aq e madhe sa në kualifikime. Mendoj se avantazhi i Mercedes ishte tre ose katër të dhjeta dhe kjo është arsyeja pse, edhe nëse do të kishim hyrë në boks si ata gjatë Makinës Virtuale të Sigurisë, mund të kishim duruar për 10 xhiro të tjera para se të na parakalonin”, tha Vasseur.

Më tej, shefi i Ferrari komentoi: “Në Australi, Mercedes ishte përpara nesh, ndërsa ne ishim përpara Red Bull dhe McLaren. Megjithatë, do të ketë vazhdimisht lëvizje dhe luhatje në performance përgjatë sezonit.”

Australia nuk ishte një pistë e përshtatshme për Ferrari SF26, me atë segment të gjatë pa frenim ku duhej të menaxhoje disi energjinë. Në Kinë, gjithçka do të jetë ndryshe. Do të jetë shumë më ftohtë, do të ketë shumë pjesë të drejta por edhe po aq shumë seksione frenimi ku mund të rimbushni baterinë”, tha Vasseur.

Gjithçka ka të bëjë me menaxhimin e energjisë, por edhe menaxhimi i gomave ndikon. Vetëm pas gars së tretë në Japoni do të jetë e mundur të nxirret një përfundim fillestar i përgjithshëm. Deri atëherë do të kemi tre gara në tre pista të ndryshme, me goma të ndryshme”, përfundoi Vasseur. /Telesport.al/

Read Previous

Zvicra mbyll ambasadën e Iranit për shkak të rrezikut të sigurisë

Read Next

“Shqipëria, destinacioni i përballueshëm evropian për një stil jetese të qetë midis detit dhe natyrës”