Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Me ndeshjen Drita – Prishtina e Re hapet xhiroja e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 13:00.
Për të dy skuadrat ndeshja vlerësohet me peshë të madhe. Kampionia në fuqi, Drita, është në garë për titull. E mban vendin e dytë me 39 pikë, sa i ka edhe Ballkani në vendin e parë. Prishtina është e treta me 37 pikë.
Ndërkohë Prishtina e Re po lufton për mbetje në Superligë. Pas xhiros së 22-të është në vendin e nëntë, përkatësisht të parafundit, me 22 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në kategorinë e dytë.
Të dielën është ndeshja tjetër e rëndësishme mes Drenicës dhe Dukagjinit të Klinës. Zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.
Të hënën janë plot tri ndeshje: Malisheva – Prishtina, Ferizaj – Gjilani, Llapi – Ballkani.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen prej orës 13:00. /Koha.net/