E ardhmja e Thomas Strakoshës te Lazio mbetet në dyshim. Portieri shqiptar, sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, mund të largohet në muajin qershor nga klubi kryeqytetas.
Strakosha thuhet se është i pakënaqur me situatën e tij te klubi italian, pasi ka humbur vendin e titullarit pas problemeve që pati me trajnerin Inzaghi.
Portieri shqiptar thuhet se ka paralajmëruar drejtuesit e klubit se dëshiron të largohet.
26-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm 630 minuta në Serie A.
Ai ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2022.
Për portierin shqiptar interesim ka shprehur Borussia Dortmundi/Koha.net/