Kosova e Shqipëria do të organizojnë Kampionatin Evropian të Volejbollit 2027

Konfederata Evropiane e Volejbollit ka miratuar unanimisht kandidaturën e përbashkët të Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit për organizimin e Kampionatit Evropian të Volejbollit 2027. Vendimi është konfirmuar përmes një letre zyrtare nga presidenti i CEV-it, Roko Sikiric, drejtuar presidentëve Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi.

Turneu do të zhvillohet në Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa finalja e madhe do të luhet në Prishtinë, me pjesëmarrjen e 16 kombëtareve nga e gjithë Evropa.

Ky vendim vjen pas suksesit të madh të Kampionatit Evropian U16 për vajza në vitin 2026, duke treguar se Kosova dhe Shqipëria janë në gjendje të organizojnë ngjarje të nivelit të lartë për volejbollistët e rinj.

Ky kampionat do të sjellë në skenë talentët më premtues të volejbollit evropian, duke u dhënë mundësinë yjeve të së ardhmes të shkëlqejnë në një ngjarje ndërkombëtare. /KosovaPress/

Read Previous

​Epopeja e UÇK-së, Abdixhiku: Popujt maten me shpirtin dhe gatishmërinë për të sakrifikuar

Read Next

Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut të karburanteve