​Çështja e presidentit, mblidhet LDK-ja – a kanë votë për Vjosa Osmanin?

Deputetët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë mbledhur në selinë e partisë për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ky takim vjen pas përfundimit të takimit të tretë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, raporton KosovaPress.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se do të respektojë çdo vendim që merr kryesia e LDK-së për çështjen e presidentit, përfshirë edhe mundësinë për ta votuar për një mandat të dytë Vjosa Osmanin.

“Prandaj po mbahet ky takim që t’i marrim informatat nga kryetari Abdixhiku…Do të diskutojmë dhe bëjmë debat dhe t’i marrim vendimet e duhura”, tha ai.

Edhe deputeti tjetër, Armend Zemaj, foli shkurt për media. Ai tha se ka shumë emra që do t’i rekomandonte për president nga radhët e LDK-së.

Zemaj theksoi se fillimisht ka votë për kandidatët e LDK-së për president, e më pas do të shohë përtej.

“Ka shumë emra në LDK që do t’i rekomandoja; ka shumë meritorë, prej të parit deri te i fundit e meritojnë. Unë kam votë për njerëzit e LDK-së, pastaj të shohim përtej”, tha ai. /KosovaPress/ 

Read Previous

Guardiola: Nuk e di se kur do të rikthehet Haaland

Read Next

Trumpi kritikon Starmerin për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në sulmet e SHBA-së ndaj Iranit