Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Një 20-vjeçare ka dalë para gjykatës në Los Angeles me një rrëfim që ka tronditur sallën e gjyqit. Ajo pretendon se rrjetet sociale i “morën” vitet e fëmijërisë dhe e çuan drejt ankthit, depresionit dhe vetëdëmtimit.
E njohur si Kaley (KGM) për të mbrojtur privatësinë, ajo ka ngritur padi ndaj Meta Platforms dhe Google, duke i akuzuar për krijimin e platformave me natyrë varësuese për fëmijët. Në qendër të padisë janë Instagram dhe YouTube.
“Gjëja e parë që bëja kur zgjohesha ishte Instagrami dhe qëndroja aty gjithë ditën,” dëshmoi ajo para gjykatës. Sipas rrëfimit të saj, nisi të përdorte YouTube në moshën gjashtëvjeçare dhe Instagram në moshën nëntëvjeçare, pa hasur asnjë pengesë të qartë për moshën.
Ajo theksoi se funksioni “autoplay” në YouTube, që nis automatikisht videon pasuese, e mbante të lidhur për orë të tëra, duke e bërë të vështirë shkëputjen nga ekrani.
Padia e saj është pjesë e një vale më të gjerë procesesh gjyqësore në SHBA, ku prindër dhe të rinj po akuzojnë kompanitë e teknologjisë për ndikim negativ në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, përmes algoritmeve dhe dizajnit të platformave që, sipas tyre, nxisin varësinë./KultPlus.com