Arratiset një i burgosur që po trajtohej në Repartin e Onkologjisë në QKUK

Është arratisur një i burgosur që po trajtohej në Repartin e Onkologjisë në QKUK. Shërbimi Korrektues ka informuar Policinë lidhur me rastin. 

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti “mundësim i arratisjes së personit të privuar nga liria” ndaj tre të dyshuarve, zyrtarë korrektues.

Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet  në procedurë të rregullt.

“Nga Shërbimi Korrektues është pranuar informata se është arratisur nga Reparti i Onkologjisë i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte hospitalizuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. /RTKlive

Read Previous

Ibrahimović tregon dallimet mes La Ligës, Premier Ligës dhe Serie A

Read Next

​Pagat e larta në basketbollin e Kosovës, kush po e prish tregun?