Sa shpesh janë përballur Reali Madridi me Man City-n në vitet e fundit?

Përballjet e Real Madridit me Manchester Cityn janë bërë shumë të shpeshta në vitet e fundit. 

Këto dy skuadra do të luajnë dy ndeshje në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, por tashmë e kanë zhvilluar mes vete një ballafaqim në këtë edicion.

Në dhjetor, në “Santiago Bernabeu”, City fitoi 2:1 falë golave të Nico O’Reillyt dhe Erling Haalandit. 
Këto dy skuadra kanë luajtur në pesë edicionet e fundit rresht, dhe gjashtë herë nga shtatë sezonet e fundit. 

Në përgjithësi janë zhvilluar 15 ndeshje. Të dyja ekipet kanë nga pesë fitore. City i ka shënuar 26 gola, ndërsa Real Madridi një më pak. 

Reali përfundoi në pozitën e nëntë në fazën e ligës, ndërsa e eliminoi Benfican 3:1 me rezultat të përgjithshëm. 

City e siguroi direkt kalimin në 1/8 e finales. /Koha.net/

Read Previous

Real Madrid – Man. City, përballja kryesore e 1/8 së Ligës së Kampionëve

Read Next

Bisedimet SHBA-Iran përfunduan pa marrëveshje, por ka shenja përparimi