Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e premte do të karakterizohet me mot kryesisht me diell në të gjithë territorin e vendit.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Kushtet e motit parashihen të jenë të qëndrueshme, duke krijuar rrethana të favorshme për aktivitetet në natyrë gjatë ditës./kp