Lavrov i kërkon Rubios ndalimin e dërgesave të armëve për Ukrainën
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se mbetjet mortore të tre viktimave të luftës, Bali Pajazit Gashi, Fadil Shaban Elezaj dhe Masar Ymer Dushi, të cilët ishin në Listën e Personave të Zhdukur, janë identifikuar së fundmi përmes analizës shkencore të ADN-së.
“Mbetjet mortore (eshtrat) e tre viktimave të luftës Bali Pajazit Gashi, Fadil Shaban Elezaj dhe Masar Ymer Dushi, të cilët ishin në Listën e Personave të Zhdukur dhe u identifikuan së fundmi përmes analizës shkencore të ADN-së, do të rivarrosen të premten, më 27 shkurt 2026, në Klinë, sipas kërkesës së familjarëve”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Persona të Zhdukur.
Mbetjet e tyre mortore janë zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin, ndërsa ceremonia e rivarrimit organizohet nga Komuna e Klinës, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
“Agjenda e ceremonisë përfshin homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë nga ora 11:30 deri në 12:30, më pas një Akademi Përkujtimore në të njëjtin vend nga ora 13:00 dhe rivarrimin në Varrezat e Dëshmorëve, Kodra e Kuqe – Zajm, Klinë, nga ora 14:00”.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u shpreh ngushëllime familjeve dhe riafirmon përkushtimin për vazhdimin e përpjekjeve në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë. /Albanianpost.com