​Liga e Kampionëve sjellë sonte sfida të tjera interesante

Pas ndeshjeve të së martës ku u mësuan katër skuadrat që u kualifikuan tutje në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, sonte zhvillohen katër ballafaqime të tjera tejet interesante.

Dueli i parë zhvillohet nga ora 18:45 ku ballafaqohen Atalanta dhe Borussia Dortmundi, me gjermanët që shihen si favorit për të kaluar tutje pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë.

Juventus-Galatasaray është ballafaqimi tjetër i orës 21:00 që premton një tjetër spektakël golash, ashtu si në duelin e javës së kaluar ndërmjet tyre u realizuan shtatë gola dhe Galatasaray triumfoi me rezultat 5-2.

Derbi francez në Evropë ndërmjet PSG dhe Monacos është një tjetër sfidë emocionuese ku gjithçka është e hapur pasi dueli i parë përfundoi me fitoren e parizinëve me rezultat të ngushtë 3-2.

Kurse në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi e pret Benfikën e papërshtatshme të drejtuar nga trajneri Jose Mourinho, ndaj së cilës në ndeshjen e parë triumfoi me rezultat minimal 1-0. Kalimi tutje për Realin është një objektiv që duhet arritur me çdo kusht. Edhe kjo ndeshje nis nga ora 21:00.

KosovaPress

Read Previous

​Shqipëria në Bordin e Paqes e përfaqësuar nga Edi Rama, depozitohet në SHBA-së Instrumenti i Ratifikimit

Read Next

Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së dhe Iranit