GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, i ka thënë homologut të tij britanik, Keir Starmer se qeveria e tij do të mbështesë planet për të hequr Andrew Mountbatten-Windsor nga rendi i trashëgimisë mbretërore.
Albanese shprehu mbështetjen e tij për një propozim të tillë në një letër drejtuar Albaneses.
Andrew, vëllai i Mbretit, mbetet i tetë në rendin e trashëgimisë së fronit, pavarësisht se në tetor iu hoqën titujt, përfshirë “princ”, për shkak të presionit mbi lidhjet e tij me financierin e dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po shqyrton miratimin e një ligji për ta hequr nga rendi i trashëgimisë.
Ky veprim vjen pas arrestimit të Andrew nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës publike, të enjten. Ai ka mohuar fuqishëm çdo shkelje.
Ish-princi u lirua nën hetim 11 orë pas arrestimit nga policia londineze të enjten. Heqja e tij nga rendi i trashëgimisë do të kërkonte një akt të Parlamentit, i cili duhet të miratohet nga deputetët dhe anëtarët e Dhomës së Lartë, dhe do të hynte në fuqi kur të merrte miratimin mbretëror nga Mbreti.
Kjo do të kërkonte gjithashtu mbështetjen e 14 vendeve të Komonuelthit ku Mbreti Charles është kreu i shtetit, përfshirë Australinë./koha.net