Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit
Legjenda braziliane Ronaldinho ka bërë një deklaratë befasuese për mënyrën se si e ndjek futbollin sot, duke pranuar se rrallëherë shikon një ndeshje të plotë.
Ish-ylli i Brazilit dhe disa klubeve të mëdha evropiane, theksoi se preferon të ndjekë vetëm momentet kryesore, pasi 90 minutat e plota i duken të tepërta.
“Nuk më pëlqen të shikoj futboll. Shikoj vetëm ‘highlights’, 90 minuta janë shumë… Përveç nëse është një finale apo një derbi, një ndeshje e tillë. Por përndryshe nuk më pëlqen”, ka thënë Ronaldinho.
Ai shtoi me humor se gjatë ndjekjes së një ndeshjeje shpesh nervozohet me gabimet e lojtarëve në fushë.
“Po bëhem nervoz. Filloj të mendoj: ‘Si e humbi ky djalë atë top?’ Dhe pastaj filloj të nervozohem.”
Deklarata e tij ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, duke qenë se vjen nga një prej futbollistëve më të talentuar dhe më spektakolarë të gjeneratës së tij. /RTKLive