As LDK-ja s’e mbështet buxhetin, kërkon që amendamentet t’i hidhen në votim edhe në seancë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka njoftuar se partia e saj nuk do ta përkrahë buxhetin për vitin 2026.

Megjithatë, ajo ka kërkuar që 21 amendamentet e propozuara nga LDK-ja, të cilat nuk morën përkrahjen e shumicës parlamentare në Komisionin për Buxhet, të hidhen në votim edhe gjatë seancës plenare.

“Amendamentet tona adresojnë probleme reale të qytetarëve, kanë të bëjnë me arsimin, shëndetësinë, investimet kapitale, rrjetin e digjitalizimit dhe të energjisë, andaj ju bëjmë thirrje që t’i vendosni në votim”, tha Lushaku.

/GazetaSinjali/

Read Previous

PDK-ja nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2026, i tërheq të gjitha amendamentet

Read Next

AUV asgjëson afro 8 mijë produkte për fëmijë të llojeve “Aptamil” dhe “Nutricia Bebelac”