Zidane sqaron mungesën e Marcelos

Zinedine Zidane ka deklaruar se mos ftesa e Marcelos ka të bëjë me disa shqetësime, jo me aludimin e medieve se ka pasur probleme mes tyre.

Mbrojtësi i majtë nuk u ftua për ndeshjen me Granadën që Reali e fitoi me rezultatin 4-1.

U raportua për krisje të raporteve mes Zizu dhe Marcelo, pasi braziliani ka qenë vetëm zgjedhja e dytë këtë edicion – por trajneri francez thotë se ai qëndroi në shtëpi sepse ka disa shqetësime.

“Marcelo kishte disa shqetësime dhe nuk donim që të rrezikonim me të”, u shpreh Zidane pas fitores kundër Granandës./eo/

Read Previous

Gjëra të çuditshme që keni harruar se i keni bërë gjatë gjithë fëmijërisë suaj!

Read Next

Kriza financiare mund të detyrojë Interin të shesë dyshen Lukaku-Lautaro