Humbjet ndaj Shqipërisë dhe Sllovakisë alarmojnë basketbollin kosovar, kërkohen ndryshime
Mesfushori Tijjani Reijnders i ka dërguar një mesazh paralajmërues Arsenal, duke theksuar se beteja për titullin në Premier League ende nuk ka përfunduar.
Ai nënvizoi se Manchester City mbetet “në ndjekje” dhe po rrit presionin në javët vendimtare të kampionatit.
City ndodhen katër pikë pas “Topçinjve” në krye, pas dy fitoreve radhazi kundër Liverpool dhe Fulham, duke ringjallur shpresat për mbrojtjen e titullit.
Reijnders është i bindur se ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola do të vazhdojë të bëjë presion maksimal deri në fund.
“Humori ka qenë i mirë, por ka qenë i mirë edhe më parë. Sigurisht, edhe ne kemi humbur disa pikë, por jemi në gjah dhe do të vazhdojmë. Duhet të shohim, natyrisht, por nëse vazhdojmë kështu, kush e di?”, deklaroi mesfushori pas fitores 2-0 në FA Cup.
Holandezi, i cili iu bashkua Cityt verën e kaluar nga AC Milan për 46.3 milionë funte (55 milionë euro), ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime në kampionat. Ai ka kompletuar 294 pasime në të tretën e fundit të fushës, shifra e gjashtë më e lartë në skuadër këtë sezon.
“Fatmirësisht kam luajtur shumë ndeshje deri tani dhe trajneri më ka dhënë kohë për t’u përshtatur, por më pëlqen shumë. Më pëlqen Liga Premier dhe sidomos më pëlqen skuadra ku po luaj tani”, përfundoi Reijnders.
Sipas superkompjuterit të Optas, Arsenal ka aktualisht 85.3% gjasa për ta fituar titullin, ndërsa shanset e Cityt vlerësohen në 12.8%.