GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Mbrojtësi i Inter Milan, Alessandro Bastoni, është vënë në qendër të kritikave pas ndeshjes ndaj Juventus, për një simulim që çoi në përjashtimin e Pierre Kalulu.
Kalulu u ndëshkua me karton të dytë të verdhë nga gjyqtari Federico La Penna, ndërsa më pas përzgjedhësi i gjyqtarëve Gianluca Rocchi pranoi se ishte bërë gabim.
Megjithatë, sipas rregullores së International Football Association Board, rishikimi me pamje televizive lejohet vetëm në raste të caktuara, si penallti apo karton i kuq direkt. Meqë përjashtimi erdhi pas kartonit të dytë të verdhë, rasti nuk hyn në kategoritë që mund të shqyrtohen dhe Bastoni nuk pritet të përballet me ndëshkim shtesë.