Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Mandatari për kryeministër Albin Kurti ka prezantuar para deputetëve kabinetin qeverisës për mandatin e ardhshëm. Kabineti sipas prezantimit të Kurtit do t’i ketë gjithsej 19 ministri, 4 më shumë se në mandatin e kaluar.
Lista e plotë e propozuar nga Kurti:
- Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca,
- Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla,
- Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,
- Ministër i Financave, Hekuran Murati,
- Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të luftës çlirimtare, Andin Hoti,
- Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,
- Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,
- Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu,
- Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia,
- Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku,
- Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci,
- Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani,
- Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,
- Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli,
- Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,
- Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha,
- Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,
- Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,
- Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,
- Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri.