“Komunikatat e UÇK-së nuk kanë qenë nxitëse të krimeve”

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq tha se komunikatat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë qenë nxitëse të krimeve. Gjatë dhënies së fjalës përfundimtare, mbrojtja e Thaçit tha se ZPS ka dështuar të jap prova që komunikatat kanë çuar në avancime në “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale”, raporton KosovaPress.

“Komunikatat e UÇK-së nuk kanë qenë nxitëse të krimeve sepse në të kundërtën ndërkombëtarë që kanë dhënë dëshmi në këtë çështje do ta kishin ditur dhe do ta kishin bërë me dije për ju…“10’49;’53ZPS ka dështuar të jap prova që komunikatat kanë quar në avancimin e NPK -së cila është prova e ZPS që çon në këtë lidhje shkak pasojë midis lidhjes së komunikatave dhe krimeve të akuzuara. ZPS duhet të provoj që komunikatat kanë qenë kontribut domethënës sa i takon sa i takon krimeve të ngritura në aktakuzë dhe jo vetëm thjeshtë të pretendojnë se kanë qëllim të përbashkët siç pretendon ZPS-ja… ZPS-ja së pari mbështetet në provat e dhëna nga komandant Remi për të mbështetur pretendimet që komunikatat ishin shumë të rëndësishme për krimet e ngritura në aktakuzë. Siç thuhet nga ZPS-ja, Remi ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me Shtabin e Përgjithshëm”,”, tha ai.

Mishetiq hedh poshtë pretendimet e ZPS-së se “ka pasur një qëllim për ndërmarrje kriminale”, duke thënë se nuk ka prova të drejtpërdrejta se ka ekzistuar një plan i tillë.

“Nuk ka pas prova të drejtpërdrejta që ka ekzistuar një plan i tillë, nuk ka pas prova të takimeve ku është diskutuar për këtë synim., nuk ka dokumente shkresore që të tregohet që është rënë dakord apo është diskutuar ky synim. Nuk ka dhënë dëshmi asnjë dëshmitarë lidhur me ekzistencën e këtij synimi, secili prej dëshmitarëve që ka pas mundësinë që të flas mbi këtë çështje e ka hedhur poshtë pretendimin e ZPS-së dhe më keq ZPS nuk i ka bërë pyetje asnjë dëshmitari”, tha ai.

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Luka Misetiq, ndër të tjera ka kundërshtuar supozimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) lidhur me rolin e dëshmitarit Bislim Zyrapi në të ashtuquajturën “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale” (NPK).

“Nëse në shtabin e përgjithshëm ka ekzistuar një NJKP nuk ka pasur mundësi që ai të mos ketë pasur dijeni me këto çështje dhe urdhri i tij në provë përcakton se ka ekzistuar një deduksion i arsyeshëm se nuk ka pas Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale dhe ai nuk ka marr pjesë një asnjë NPK… Si mundet Zyrapi që ka lëshuar shumë prej urdhra të mos ketë pasur dijeni për ekzistencën e kësaj politike”, tha ai. /KosovaPress/ 

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Kosova e Shqipëri forcojnë partneritetin doganor për lehtësimin e tregtisë

Read Next

Taksi pa shofer në rrugët e Spanjës, Uber njofton planin për vitin 2026