Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Njësia Elite RENEA e Policisë së Shtetit po përfaqëson Shqipërinë në një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale, “SWAT Challenge Dubai 2026”, i cili po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se për të pestin vit radhazi Policia e Shtetit merr pjesë në këtë garë elitare, e cila mbledh forcat më të specializuara nga e gjithë bota.
Sipas Ramës, këtë vit RENEA po konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”, duke demonstruar profesionalizëm të lartë gjatë ditës së tretë të garave, në një kompeticion ku marrin pjesë rreth 50 shtete me gjithsej 109 ekipe.
“SWAT Challenge Dubai” konsiderohet një nga garat më sfiduese për njësitë speciale, ku testohen aftësitë taktike, fizike dhe profesionale të pjesëmarrësve.
Kryeministri Rama ka vlerësuar paraqitjen e Njësisë Elite RENEA, duke e cilësuar atë si pjesë të elitës botërore të forcave speciale. /RTKlive