SHBA-ja planifikon mbledhjen e Bordit të Paqes më 19 shkurt

Administrata amerikane po planifikon që të organizojë mbledhjen e parë të Bordit të Paqes më 19 shkurt në Washington DC, kanë bërë të ditur një zyrtar amerikan dhe një diplomat nga një shtet i ftuar, sipas CNN-it.

Ftesat u janë dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten për atë që është cilësuar si “mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes”. Siç ka shkruar CNN-i, kjo do të organizohet në Institutin e Paqes së SHBA-së, të cilit presidenti amerikan Donald Trump ia ka vendosur emrin e vet.

Kjo do të jetë hera e parë që grupi mblidhet që prej ceremonisë së nënshkrimit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos muajin e shkuar. Rreth 20 shtete janë nënshkruar tashmë në Bordin e Paqes.

Është e paqartë ende se cilat shtete do të marrin pjesë më 19 shkurt dhe në çfarë niveli do të përfaqësohen. 

Nënshkrim në ceremoni pati dhënë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo pati njoftuar se marrëveshja do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim. KOHA e ka pasur të pamundur të shtunën në mbrëmje ta konfirmojë nëse një ftesë e tillë u është dërguar edhe autoriteteve të Kosovës.  

Bordi i Paqes është pritur me kritika për shkak të mandatit që ai përfaqëson dhe nëse është iniciativë që synon të zëvendësojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë pranuar të bashkohen e Izraeli ende nuk e ka nënshkruar zyrtarisht anëtarësimin në të.

Bordi i Paqes është organ i ri ndërkombëtar i iniciuar nga Trumpi, i cili synon mbikëqyrjen e zbatimit të planeve të paqes në zonat e konfliktit, me fokus fillestar në Rripin e Gazës.

Nënshkrim në ceremoni pati dhënë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo pati njoftuar se marrëveshja do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim. KOHA e ka pasur të pamundur të shtunën në mbrëmje ta konfirmojë nëse një ftesë e tillë u është dërguar edhe autoriteteve të Kosovës.  

Bordi i Paqes është pritur me kritika për shkak të mandatit që ai përfaqëson dhe nëse është iniciativë që synon të zëvendësojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë pranuar të bashkohen e Izraeli ende nuk e ka nënshkruar zyrtarisht anëtarësimin në të.

Bordi i Paqes është organ i ri ndërkombëtar i iniciuar nga Trumpi, i cili synon mbikëqyrjen e zbatimit të planeve të paqes në zonat e konfliktit, me fokus fillestar në Rripin e Gazës./koha.net

Read Previous

Gazetari shqiptar në Athinë flet për arsyet se pse Greqia s’po e njeh ende Kosovën

Read Next

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës