Përfaqësimi i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, Osmani: Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas hapjes madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, ku flamuri i Kosovës u prezantua me krenari në skenën botërore të sportit.

Osmani përmes një postimi në Facebook, shkroi se skitarët kosovarë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, po e përfaqësojnë vendin me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha.

“Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, dy skitarët tanë, përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha.Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë! Ju priftë fati e u kthefshin faqebardhë!”, shkroi e para e shtetit. /Klankosova.tv

Read Previous

Dy përballje interesante sot në Superligën e Kosovës në basketboll

Read Next

Komisioni i BE-së kërcëon me gjobë: TikTok “rrezik varësie”