Adriano: Chivu më ka surprizuar si trajner

Adriano ndodhet aktualisht në Itali për Lojërat Olimpike Dimërore dhe u intervistua nga Gianluca Rossi për kanalin e tij në YouTube.

Braziliani u pyet fillimisht për gjendjen e tij: “Jam shumë i lumtur të rikthehem këtu dhe të shoh miq të vjetër, ndihem i lumtur të jem pjesë e kësaj feste. Në zemrën time është Interi dhe vendi juaj, gjithmonë më jep kënaqësi. Shpresoj të mund të fitojmë”.

Ai foli edhe për ish-shokun e tij të skuadrës, Cristian Chivu, sot trajner i Interit: “Kam luajtur me të, gjithmonë ka qenë një person i mirë. Për mua është një surprizë, më pëlqen ta shoh duke e çuar Interin sa më lart”.

Më pas, dy fjalë edhe për Pio Esposito: “Mund të bëjë shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kështu”. Një mbështetje e rëndësishme për futbollistin e vitlindjes 2005. /Telesport.al/

Read Previous

Ministri i Jashtëm italian: Mbështesim Ukrainën për në BE, por jo përpara Ballkanit Perëndimor

Read Next

Ndeshja ndaj Man City-t, Slot: Sprovë e madhe, na tregon se ku jemi