Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Janë intervistuar 22 kryesues të KQZ-së në Gjakovë. Sipas burimeve të TV Syri, nga 24 persona të ftuar nga hetuesia, deri më tani janë përgjigjur 22. Ndërkohë, hetuesia e DRP-së në Gjakovë dhe Prokuroria Themelore po vazhdojnë mbledhjen e informacioneve të mëtejshme.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është duke u zhvilluar intervistimi i kryesuesve për shkak të dyshimeve mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Gjakovës.
Prokuroria Themelore në Gjakovë thekson se se gjatë ditës, pas intervistimit të personave në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore.