Human Rights Watch: Sirianët përbëjnë shumicën e aplikuesve për azil në Kosovë

Raporti i fundit i Human Rights Watch mbi azilkërkuesit dhe migrantët ka sjellë disa të dhëna për lëvizjet migratore në Kosovë gjatë periudhës janar–gusht 2025.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka regjistruar gjithsej 184 raste të kthimit të fëmijëve në Kosovë gjatë kësaj periudhe, por nuk janë dhënë shifra për numrin e të rriturve të kthyer gjatë së njëjtës periudhë, ka raportuar Human Rights Watch.

E gjatë së njëjtës periudhë raportuese, autoritetet kosovare kanë regjistruar 39 kthime vullnetare në vend, ndërsa numri i aplikimeve për azil ka arritur në 107 – në bazë të raportit, shumica e këtyre aplikimeve për azil janë bërë nga shtetas të Sirisë.

Human Rights Watch përmend edhe mungesën e informacionit rreth pranimit të deri 50 shtetasve të vendeve të treta në vit, të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.

Kosova ka një qendër të dedikuar për mbajtjen e të huajve, e cila ka kapacitet për qindra njerëz. Kjo qendër është në Vranidoll, në veri të Prishtinës, dhe është pjesë e një kompleksi më të madh që përfshin edhe Qendrën e Pritjes për Strehim të Përkohshëm.

Ndryshe, mungesa e fuqisë punëtore e shkaktuar nga migrimi masiv ka rritur kërkesën për punëtorë të huaj, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. Kosova shërben gjithashtu si tranzit për migrantët që synojnë të arrijnë territorin e Bashkimit Evropian. /Albanianpost.com

Read Previous

Shtatë raste të dhu*ës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit

Read Next

Mbeturinat në rrugën “Urim Bytyqi” në Gjakovë po shtohen çdo ditë e më shumë