Parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në orët e mëngjesit parashihet paraqitje e mjegullës, kryesisht në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë./kp

Read Previous

Sigurohet shuma e nevojshme për blerjen e banesës së veteranit Arben Rudi

Read Next

Rinumërohen 80% e votave