Si prodhohet djathi, një ndër specialitetet e Qumështores Gexha
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim.
Nga fillimi i procesit më 13 janar 2026 dhe deri sot, 26 janar, janë rinumëruar 1.729 vendvotime nga gjithsej 2.557, që përbën 67.62% të totalit të votave.
Saktësisht edhe 828 vendvotime presin të rinumërohen.
Bazuar në këto rezultate, LVV ka marrë 47.04% të votave, PDK 22.70%, LDK 11.42% dhe AAK 5.94%.

Elezi, ka thënë të shtunën për Reporteri.net se përfundimi i këtij procesi do t’i hap rrugën KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u përpjekur maksimalisht që të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura, në mënyrë që të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. KQZ planifikon që procesi i rinumërimit të të gjitha vendvotimeve të përmbyllet gjatë javës në vazhdim (këtë javë)”, ka deklaruar Elezi.
Vendimet e KQZ-së erdhën pas dyshimeve për manipulime se në disa Qendra Komunale të Numërimit nuk janë evidentuar me saktësi votat e kandidatëve për deputetë. /Reporteri.net/.