Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Presidentit amerikan Donald Trump iu bashkuan udhëheqësit dhe përfaqësuesit e 19 vendeve për ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.
Ata ishin:
- Argjentinë — Presidenti Javier Milei
- Armenia — Kryeministri Nikol Pashinyan
- Azerbajxhani – Presidenti Ilham Aliyev
- Bahrein — Sheikh Isa bin Salman Al Khalifa
- Bullgaria — Kryeministri Rosen Zhelyazkov
- Hungaria — Kryeministri Viktor Orban
- Indonezi — Presidenti Prabowo Subianto
- Jordania — Zëvendëskryeministër Ayman Safadi
- Kazakistan — Presidenti Kassym-Jomart Tokayev
- Kosova — Presidentja Vjosa Osmani
- Mongoli — Kryeministri Gombojavyn Zandanshatar
- Marok — Ministri i Jashtëm Nasser Bourita
- Pakistan — Kryeministri Shehbaz Sharif
- Paraguai — Presidenti Santiago Pena
- Katar — Kryeministri Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani
- Arabia Saudite — Ministri i Jashtëm Faisal bin Farhan Al-Saud
- Turqi — Ministri i Jashtëm Hakan Fidan
- Emiratet e Bashkuara Arabe — Kryetari i Autoritetit të Çështjeve Ekzekutive Khaldoon Al Mubarak
- Uzbekistan — Presidenti Shavkat Miromonovich Mirziyoyev.
Ndryshe, pasi mbaroi fjalimin e tij, Trump ftoi përfaqësuesit e shteteve në skenë për të “sjellë në fuqi të plotë Bordin e Paqes”.
Ata vunë penën mbi letër mbi statutin, duke ratifikuar Bordin e Paqes.
Trump theksoi se “çdo vend, pothuajse çdo vend, dëshiron të jetë pjesë e tij.”
Ndërsa Bordi fillimisht u krijua për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, ceremonia tregoi se iniciativa po shndërrohet në një projekt shumë më ambicioz ndërkombëtar. /Telegrafi/