Parashikimi i motit për sot

Të martën në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të mbesin të ulëta, veçanërisht në mëngjes dhe në mbrëmje. Ato minimale do të lëvizin nga -9 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 5 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë./kp

Read Previous

Google tërheq përmbledhje të AI-së mbi temat shëndetësore për shkak të rrezikut të keqinformimit

Read Next

Votat rinumërohen, koha për institucionet shkurtohet