Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Senegali e ka fituar njërën prej finaleve më interesante në histori të Kupës së Afrikës në futboll.
Të dielën në Rabat, Senegali fitoi 1:0 ndaj Marokut. Finalja e Kupës së Afrikës në Marok u vendos në vazhdime.
Pape Gueye e shënoi golin e fitores në minutën e katërt të vazhdimit të parë.
Fundi i kohës së rregullt ishte i jashtëzakonshëm. Fillimisht në mënyrë të dyshimtë iu anulua një gol i Senegalit.
Më pas u dha penallti e lehtë për Marokun, në minutat shtesë. Në shenjë revolte lojtarët e Senegalit, me kërkesë të trajnerit, lëshuan fushën.
U kthyen disa minuta më pas, kur këtë e kërkoi ylli Sadio Mane.
Përgjegjësinë për ta gjuajtur penalltinë e mori ylli Brahim Diaz.
Ai provoi me “panenka”, ndërsa gjuajtjen e ndali portieri i Senegalit.
Kështu ndeshja shkoi në vazhdime, kurse pas 120 minutave lojë festa ishte për senegalezët.
Senegali ka fituar Kupën e Afrikës për herë të dytë. Për herë të parë triumfoi në vitin 2021./koha.net