Asllani refuzon 5 oferta, Mitaj mbetet në hije – dy kuqezinj në udhëkryq

Kristjan Asllani është në udhëkryq. Sipas të përditshmes torineze, “Tuttosport”, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka refuzuar 5 oferta që janë bërë në drejtim të tij në këtë merkato.  Ai nuk është shumë i bindur për të vazhduar karrierën e tij në ekipet si Girona dhe Paris FC jashtë Italisë, por gjithashtu u ka thënë “jo” edhe Sasuolos, Parmës dhe Kaljarit.

Pak ditë më parë drejtori sportiv i Torinos, Petraki e konfirmoi lajmin që Asllani do të largohet në këtë merkato janari, por situata nuk është e lehtë për t’u zgjidhur. 23-vjeçari u huazua në merkaton e verës nga Interi drejt Torinos, ndërkohë që kartonin e tij e zotërojnë zikaltrit.

E paqartë është edhe situata për Mario Mitajn. Mbrojtësi kuqezi nuk u grumbullua as në ndeshjen e fundjavës nga trajneri Konseisao duke e çuar në 5 numrin e sfidave që i sheh nga tribuna. Pavarëssht se numri një i pankinës së Al Itihadit tha se e konsideron pjesë të skuadrës, e ardhmja e tij duket larg Arabisë Saudite. /tvklan.al

Read Previous

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump

Read Next

“Forbes”: Shqipëria drejt transformimit në një qendër të re të superjahteve në Mesdhe