Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht stabil, me vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell.
Sot pritet mot i vranët, vende-vende me intervale të shkurtra me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri -2°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 3 deri 5°C. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1–3 m/s.
Të dielën parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale me diell në disa zona. Temperaturat minimale do të zbresin nga -6 deri -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1 deri 4°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1–4 m/s. /RTKlive