Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Arbër Hoxha po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij, duke u shndërruar në një element kyç të Dinamo Zagrebit dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë vendimtar për kroatët, me 6 gola dhe 4 asistime në 23 paraqitje në të gjitha aktivitetet, statistika që kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.
Sipas raportimeve nga mediat kroate, interesimi më konkret për 27-vjeçarin vjen nga Turqia.
Galatasaray, kryesues i Superligës turke, e ka Hoxhën në listën e objektivave për përforcimin e repartit sulmues, duke e parë si një profil që mund të sjellë shpejtësi, fleksibilitet dhe eksperiencë ndërkombëtare.
Në garë për shërbimet e tij është futur edhe Fenerbahçe, duke shtuar rivalitetin mes dy gjigantëve të Stambollit, të cilët pritet të monitorojnë nga afër situatën e lojtarit në javët në vijim.
Megjithatë, Dinamo Zagreb nuk duket e gatshme të lejojë largimin e Hoxhës në këtë fazë të sezonit.
Drejtuesit e klubit e konsiderojnë atë pjesë thelbësore të projektit sportiv dhe një faktor të rëndësishëm në garën për titull, ndaj një transferim në afatin e janarit shihet si i pamundur.
Për momentin, e ardhmja e Arbër Hoxhës mbetet e lidhur me Zagrebin, ndërsa interesimi në rritje nga tregu evropian konfirmon formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë që ai ka fituar si në nivel klubi, ashtu edhe në përfaqësuese. /ATSH/