​Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot fillimisht priten riga shiu, të cilat gradualisht, si pasojë e rënies së temperaturave, do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta.

“Si pasojë e reshjeve, u bëhet apel komunave dhe agjencive përgjegjëse që të jenë vigjilente, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe në vendbanimet përreth rrjedhave lumore, pasi lokalisht mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin normal të ujërave dhe në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Java e ardhshme parashihet të karakterizohet nga mot më i ftohtë, me rënie të mëtejshme të temperaturave dhe paraqitje të acarit. /KosovaPress/

Read Previous

​I dhjetëfishoi taksat e shërbimeve gjyqësore, KGjK jep arsyetim

Read Next

Deri në 40 minuta pritjet për dalje nga Kosova në Merdarë