Zbulohen fosile njerëzore që datojnë 773 mijë vjet më parë

Fosile njerëzore që datojnë afërsisht 773 mijë vjet më parë janë zbuluar në një shpellë në periferi të Kazablankës në Marok, transmeton Anadolu.

Ministria e Kulturës në një deklaratë në kompaninë amerikane të mediave sociale X tha se fosilet ofrojnë të dhëna të papara rreth një periudhe kritike në evolucionin e njeriut.

Ajo theksoi se mbetjet e paraardhësve njerëzorë të zbuluara në një shpellë në guroren Thomas i pranë Kazablankës përfshijnë disa kocka nofullash të rriturish dhe fëmijësh, mbetje dentare dhe fragmente post-kraniale.

Sipas ministrisë, analizat e hollësishme bënë të mundur datimin e mbetjeve rreth 773 mijë vjet më parë, duke forcuar pozicionin e Marokut dhe Afrikës së Veriut në kuptimin e rrënjëve të thella të historisë njerëzore. /Anadolu Agency/

One of three jawbones excavated from Thomas Quarry in Morocco that is 773,000 years old.
Four human jawbones are shown at the same scale for comparison. The upper left fossil is more than 1 million years old and was found in Algeria. The upper right fossil is from Thomas Quarry in Morocco. The lower left jawbone is Homo sapiens and is from Jebel Irhoud in Morocco, while the lower right fossil is a recent modern human jawbone.
Study coauthors Jean-Jacques Hublin (right) and Jean-Paul Raynal at the cave in May 2008 when one of the jawbones was uncovered.

Read Previous

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Read Next

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, por apelon për kujdes