Vetëm në Merdarë pritje për të dalë nga Kosova

Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet kryesisht pa vonesa të theksuara, sipas të dhënave të fundit për fluksin kufitar.

Në shumicën e pikave kufitare, si Bërnjaku,  Dheu i Bardhë, Jarinjë, Hani i Elezit, Glloboçica, Kulla, Mutivoda, Qafa e Morinës, Qafa e Prushit, Stançiqi dhe Vërmica, pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara, si për automjete ashtu edhe për kamionë.

Megjithatë, pritje më të gjata janë regjistruar në Merdarë, që shkojnë deri në 40 minuta.

Sa i përket qarkullimit të kamionëve, në të gjitha pikat kufitare raportohen pritje minimale prej 3 deri në 5 minuta, pa kolona të krijuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare, veçanërisht nëse planifikojnë të udhëtojnë përmes Dheu i Bardhë, Merdarë apo Muçibabë, ku fluksi mbetet më i lartë.

Read Previous

Pas tri vitesh mungesë, a do të ketë një takim të ri mes dy qeverive?

Read Next

Gjendja në Drenas pas shirave të dendur, disa banorë mbesin të ngujuar në shtëpitë e tyre