Sot nis numërimi i votave nga diaspora

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht atyre përmes postës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr mbi 28 mijë e 500 pako, prej të cilave 27,600 janë aprovuar, ndërsa mbi 950 janë refuzuar.

Ndërkohë, nga votimi në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 16,165 qytetarë apo 84.24%. /GazetaSinjali/

Read Previous

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Read Next

Çfarë po ndryshon në Botërorin 2026? Ja 6 pikat kryesore