Balla: Kuvendi të dënojë dhunën e protestuesve kundër policëve
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.A., i cili ngarkohet për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. Aktakuza u ngrit me propozim për gjykim në mungesë.
S.A., akuzohet se mori pjesë në vrasjen e 13 civilëve dhe plagosjen e katër të tjerëve në Llashticë të Gjilanit, rapoorton “Betimi për Drejtësi“.
“I pandehuri S.A., akuzohet se gjatë periudhës 1998-1999, në fshatinë Llashticë, komuna e Gjilanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar. Sipas aktakuzës, më 30.04.1999, rreth orës 13:00, S.A, ka marrë pjesë në vrasjen e trembëdhjetë (13) civilëve dhe në plagosjen e katër (4) personave të tjerë”, thuhet në njoftim.
Prokuroria njofton se i pandehuri dyshohet se ekzekutoi viktimën H.H., e më pas urdhëroi një tjetër që të shtinte në drejtim të civilëve tjerë.
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri e ka ekzekutuar viktimën H.H duke e qëlluar me armë zjarri në kokë, e më pas e ka urdhëruar një person tjetër që të shtinte me armë zjarri në drejtim të civilëve të tjerë, duke i ekzekutuar ata një nga një. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse i pandehuri S.A është i paarritshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi