Elon Musk, më i pasuri i globit për 2025

Elon Musk shpallet zyrtarisht njeriu më i pasur në planet. Sipas listës së fundit të revistës prestigjioze Forbes për vitin 2025, pasuria e tij ka arritur vlerën e paprecedentë prej 342 miliardë dollarësh, e nxitur nga rritja e hovshme e kompanive SpaceX, Tesla dhe xAI.

Pas dy vitesh në vendin e dytë, Musk ka zbritur nga froni francezin Bernard Arnault, i cili tashmë renditet i pesti. Mark Zuckerberg mban vendin e dytë, i ndjekur nga Jeff Bezos në të tretin.

Lista e këtij viti ka 3,028 miliarderë, 247 më shumë se një vit më parë. Amerikanët kanë numrin më të lartë të miliarderëve në botë, 902. Pasuria e përgjithshme është 16.1 trilionë dollarë, 2 trilionë më shumë se viti i kaluar./KultPlus.com

Read Previous

Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të armëpushimit

Read Next

Ronaldo e lë të hapur rikthimin në Europë