GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ajo është rrugës për t’u bërë më e madhe ndonjëherë në histori të Kosovës.
Pas procesimit të mbi 96 për qind të vendvotimeve, VV-ja me partnerë ka marrë gati 50 për qind të ulëseve dhe i mjafton vetëm bashkëpunimi me partitë e komuniteteve joshumicë për të formuar vetë Qeverinë.
“Më 9 shkurt fitoi Lëvizja Vetëvendosje, më 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e Kosovës. Urime fitorja më e madhe në histori të vendit”, ka thënë ai.
Kurti më pas u shpreh se sapo të certifikohen rezultatet, do të krijojnë institucionet dhe të vazhdojnë punët e mira. Përmendi marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se pret bashkëpunimin e partive opozitare për t’i çuar përpara.
“Na presin shumë punë përpara. Duhet të ecim përpara, pa vonesa. Sapo të certifikohen rezultatet, aq më shpejt do na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë. Na pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë 120 milionë. Pra mbi 1 miliard. Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, marrëveshjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka folur edhe për çështjen e Presidentit.
Pjesë nga fjalimi i tij:
Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Dhe mëpastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë. Jam i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes, marrëveshjet me Bankën Botërore.
Bllokadat janë të pamundshme tanimë.
Tepër herët të flasim, sonte do të festojmë. Gëzuar vitin e ri 2026.
Por, natyrisht që nuk do të vonohemi për këtë çësjhtke. Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për presidentin e ardhshëm. Por, së pari do të bisedoj me presidenten aktuale, që të shohim hapat e ardhshme. Por, dihet që edhe për zgjedhjen e presidentin, na duhen 80 veta në sallë, dhe për këtë na duhet të bisedojmë. Por, ky s’është as hapi i dytë, por i tretë. Por, njëherë certifikimi.
/GazetaSinjali/