Hargreaves pas vizitës në KQZ: Uroj një demonstrim të suksesshëm të demokracisë

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vizitoi sot kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Gjatë vizitës, Hargreaves vlerësoi profesionalizmin dhe përgatitjen e stafit të KQZ-së, si dhe angazhimin e këshilltarëve, policisë dhe prokurorëve për të siguruar që procesi zgjedhor të zhvillohet pa probleme.

“Vizita ime në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë mëngjes nënvizoi profesionalizmin dhe përgatitjen e stafit të KQZ-së, këshilltarëve, policisë dhe prokurorëve, të gjithë të gatshëm që dita e sotme të shkojë pa probleme. Ka kaq shumë njerëz të përfshirë në të gjithë vendin. Uroj një tjetër demonstrim të suksesshëm të demokracisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës për këtë vizitë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Raportohen probleme me rrymë në 6 qendra votimi

Read Next

Limaj: Sot është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari