Gjendje e qetë në pikat e kalimit kufitar, pa kolona dhe me pritje minimale

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot në mëngjes në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Kosovë është regjistruar qarkullim normal i automjeteve, pa kolona dhe me pritje minimale si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Në shumicën e pikave kufitare, pritjet për automjete sillen nga 1 deri në 5 minuta, ndërsa për automjetet e rënda (kamionë) pritjet janë gjithashtu të ulëta, duke mos shënuar vonesa apo kolona të gjata.

Nuk raportohet për bllokime, ngarkesa të shtuara apo pengesa në qarkullim në pikat kryesore si Bërnjak, Dheu i Bardhë, Jarinjë, Merdarë, Hani i Elezit, Mutivodë dhe të tjera./reporteri

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Gjykata Themelore shqyrton rastin e tre serbëve të akuzuar për krime lufte