Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Xhiro e 18-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdoj edhe sot, me tre ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.
Janë tre sfida shumë të rëndësishme me gjashtë skuadra që duan maksimumin e pikëve.
Malisheva pret Dritën në stadiumin ‘Liman Gegaj’, në një sfidë ku dy skuadrat duan maksimumin e pikëve për të vazhduar ngjitjen.
Sidë tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, me Dukagjinin që është nikoqir i liderit aktual Ballkanit.
Gjilani synon që të vazhdoj me rezultate pozitive, pasi para tifozëve të vet pret Prishtinën e re.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/