Fullkrug në prag të kalimit te Milani

Milani dhe West Hami janë në prag të finalizimit të transferimit të Niclas Fullkrugut. 

Sulmuesi i West Hamit pritet t’i bashkohet “rossonerëve” në formë huazimi, me të drejtën e blerjes prej 13 milionë euro. 

32-vjeçari në rast të kompletimit të marrëveshjes, do të jetë i gatshëm të luajë më 8 janar ndaj Genoas. 

Reprezentuesi i Gjermanisë ka nëntë paraqitje në të gjitha garat edicionit aktual, por ka qenë rëndë i lënduar në nyjën e këmbës. Nuk e ka asnjë gol të shënuar./koha.net

Read Previous

Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës

Read Next

Një grup i deputetëve të PE-së i shkruajnë Ursula von der Leyen, kërkojnë që Kosovës t’i hiqen masat menjëherë