Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Kredia prej 90 miliardë eurosh për mbrojtjen e Ukrainës, e miratuar nga Bashkimi Evropian në orët e para të mëngjesit të sotëm, nuk do të mjaftojë për të përmbushur nevojat financiare të vendit, ka paralajmëruar ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko.
Marchenko u ka bërë thirrje partnerëve që të vazhdojnë punën për një kredi dëmshpërblimi, e mbështetur nga asetet e ngrira ruse që ruhen në vendet aleate të Ukrainës.
“Kredia e dëmshpërblimeve është një zgjidhje sistemike dhe afatgjatë. Ajo do të sigurojë aftësi të qëndrueshme mbrojtëse dhe do ta mbrojë Evropën nga konfliktet e ardhshme”, ka deklaruar Marchenko, sipas komunikatës së Ministrisë së Financave të Ukrainës drejtuar vendeve të G7-ës.
Ndryshe, udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord t’i japin Ukrainës një kredi masive pa interes, prej 90 miliardë eurosh, për të përmbushur nevojat ushtarake dhe ekonomike për dy vitet e ardhshme.
Krerët e shteteve të bllokut prej 27 vendesh kishin planifikuar të përdornin pjesërisht asetet ruse me vlerë 210 miliardë euro, të ngrira në Evropë, kryesisht në Belgjikë.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve gjatë gjithë natës, ata nuk arritën të bindnin Belgjikën se vendi do të ishte i mbrojtur nga çdo hakmarrje ruse nëse do të mbështeste planin e kredisë.