AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Presidenti i shba-së, donald trump, ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e një lufte me venezuelën, duke lënë të hapur një skenar përshkallëzimi të mëtejmë të tensioneve mes dy vendeve.
“Nuk e përjashtoj, jo”, ka thënë trump në një intervistë të shkurtër për nbc news.
Deklarata e tij vjen pasi të martën ai urdhëroi një “bllokadë” ndaj anijeve të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga venezuela, një veprim që ka rritur ndjeshëm presionin ndaj presidentit venezuelian, nicolas maduro. shba-ja së fundmi ka sekuestruar edhe një cisternë nafte pranë brigjeve të venezuelës.
Sipas administratës trump, fushata e ndërmarrë ka çuar në goditjen e 28 anijeve, duke rezultuar me mbi 100 persona të vrarë.
“Nuk e diskutoj”, ka thënë trump kur është pyetur nëse i përjashton pasojat e mundshme që veprime të tilla të çojnë në luftë.
Megjithatë, pas insistimeve të gazetarit, ai ka konfirmuar se ekziston mundësia që të ketë edhe sekuestrime të tjera në të ardhmen.
Pas fitores së zgjedhjeve, trump kishte deklaruar se nuk do të fillonte luftëra, por se do t’i ndalonte ato.
Nga ana tjetër, administrata amerikane ka bërë të ditur se sulmet janë kryer ndaj anijeve që transportonin drogë, duke akuzuar venezuelën se po përdor naftën si arsyetim për financimin e “terrorizmit dhe drogës”.