Trump: Trashëgova një katastrofë, por Amerika është rikthyer të shkëlqejë

(AP Photo/Mary Altaffer)

Trashëgova një katastrofë, por tani “Amerika është kthyer, deklaroi në një konferencë për shtyp presidenti amerikan Donald Trump.

Në fjalimin e tij Trump mbrojti politikat e tij ekonomike dhe fajësoi paraardhësin e tij ‘’për kaosin që hasi kur hyri në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë’’.

Duke folur para amerikanëve, për më pak se 20 minuta, presidenti nuk u ndal shumë tek politika e jashtme, duke u kufizuar vetëm në një përmendje të shkurtër të Gazës.

“Unë zgjidha tetë luftëra. Unë zgjidha luftën në Gaza, duke sjellë paqe në Lindjen e Mesme për herë të parë në vite”, tha ai pa përmendur kurrë Ukrainën apo Venezuelën.

“Unë luftoj për amerikanët. Ne kemi arritur tashmë rezultate të shkëlqyera”, theksoi ai.

Disa nga veprimet e tij, megjithatë, janë tashmë të dukshme falë edhe tarifave të cilat ai vendosi.

“18 trilionë në investime kanë rrjedhur tashmë në Shtetet e Bashkuara. Dhe ky është vetëm fillimi. Një vit më parë, ne ishim një vend i vdekur. Tani ne jemi zilia e botës”, përfundoi ai. /ATSH/

Read Previous

Zelensky: Kolegët amerikanë pretendojnë se Putini është gati t’i japë fund luftës

Read Next

Ardon Jashari: Allegri iu jep besim individëve